Politika e të dhënave
Ne ju japim fuqinë që të ndani informacione si pjesë e misionit tonë për ta bërë botën më të hapur dhe më të lidhur. Kjo politikë përshkruan se çfarë informacionesh mbledhim ne dhe se si përdoren dhe ndahen ato. Mund të gjeni mjete dhe informacione të tjera në Bazat e privatësisë.Ndërkohë që rishikoni politikën tonë, kini parasysh se ajo gjen zbatim për të gjitha markat, produktet dhe shërbimet e Facebook që nuk kanë një politikë privatësie të veçantë ose që lidhen me këtë politikë, të cilën e quajmë “Shërbimet e Facebook” ose “Shërbimet”.

Çfarë llojesh informacionesh mbledhim ne?
Në varësi të Shërbimit që përdorni, ne mbledhim lloje të ndryshme të informacioneve nga dhe rreth jush.Gjërat që bëni dhe informacionet që jepni.
Ne mbledhim përmbajtje dhe informacione të tjera që jepni ju kur përdorni Shërbimet tona, duke përfshirë kur regjistroheni për një llogari, kur krijoni ose ndani informacione dhe kur dërgoni mesazhe ose komunikoni me të tjerët. Këto mund të përfshijnë informacione në dhe rreth përmbajtjes që jepni, si p.sh. vendndodhja e një fotografie ose data kur u krijua një skedar. Ne mbledhim po ashtu informacione mbi mënyrën se si i përdorni Shërbimet tona, si p.sh. tipat e përmbajtjeve që shikoni ose me të cilat ndërveproni ose shpeshtësia dhe kohëzgjatja e aktiviteteve tuaja. Gjërat që bëjnë të tjerët dhe informacionet që japin ata.
Ne mbledhim po ashtu përmbajtje dhe informacione që japin personat e tjerë kur përdorin Shërbimet tona, duke përfshirë informacione rreth jush, si p.sh. kur ndajnë një fotografi tuajën, kur ju dërgojnë një mesazh ose kur ngarkojnë, sinkronizojnë ose importojnë informacionet tuaja të kontaktit. Rrjetet dhe lidhjet tuaja.
Ne mbledhim informacione rreth personave dhe grupeve me të cilët jeni të lidhur dhe se si bashkëveproni me ta, si p.sh. personat me të cilët komunikoni më shumë ose grupet me të cilët preferoni të ndani informacione. Ne mbledhim po ashtu informacionet e kontaktit që jepni nëse i ngarkoni, i sinkronizoni ose i importoni këto informacione (si p.sh. një libër adresash) nga një pajisje. Informacionet rreth pagesave.
Nëse i përdorni Shërbimet për blerje ose për transaksione financiare (si p.sh. kur blini diçka në Facebook, kur bëni një blerje në një lojë ose kur bëni një donacion), ne mbledhim informacione rreth blerjes ose transaksionit. Këto përfshijnë informacionet tuaja të pagesës, si p.sh. numrat e kartës së kreditit ose të debitit dhe informacione të tjera të kartës, informacione të tjera verifikimi dhe të llogarisë, si dhe detajet e faturimit, transportit dhe kontaktit. Informacionet e pajisjes.
Ne mbledhim informacione nga dhe rreth kompjuterëve, telefonave ose pajisjeve të tjera kur instaloni ose përdorni Shërbimet tona, në varësi të lejeve që ju keni dhënë. Ne mund t'i lidhim informacionet që mbledhim nga pajisjet tuaja të ndryshme, gjë që na ndihmon të ofrojmë Shërbime uniforme në pajisjet tuaja. Ja disa shembuj të informacioneve të pajisjes që ne mbledhim: - Atribute të tilla si sistemi operativ, versioni i harduerit, parametrat e pajisjes, emrat dhe tipat e skedarëve dhe të softuerëve, fuqia e baterisë dhe e sinjalit, si dhe identifikuesit e pajisjes.
- Vendndodhjet e pajisjes, duke përfshirë vendndodhjet specifike gjeografike, si p.sh. nëpërmjet sinjaleve GPS, Bluetooth ose WiFi.
- Informacionet e lidhjes si p.sh. emri i operatorit celular ose kompania e shërbimit të internetit, tipi i shfletuesit, gjuha dhe zona orare, numri i celularit dhe adresa IP.
Informacionet nga sajtet e uebit dhe nga aplikacionet që përdorin Shërbimet tona.
Ne mbledhim informacione kur vizitoni ose përdorni sajte uebi dhe aplikacione të palëve të treta që përdorin Shërbimet tona (si p.sh. kur ato ofrojnë butonin Pëlqej ose Hyr në Facebook ose kur përdorin shërbimet tona matëse dhe reklamuese). Këto përfshijnë informacione rreth sajteve të uebit dhe aplikacioneve që vizitoni, përdorimit të Shërbimeve tona nga ana juaj në ato sajte uebi dhe aplikacione, si dhe informacione që ju jep juve ose na jep neve zhvilluesi ose botuesi i aplikacionit ose i sajtit të uebit. Informacionet nga partnerët palë të treta.
Ne marrim informacione rreth jush dhe aktiviteteve tuaja në Facebook dhe jashtë tij nga partnerë palë të treta, si p.sh. informacione nga një partner kur ofrojmë së bashku shërbime ose nga një reklamues rreth eksperiencave ose bashkëveprimeve tuaja me ta. Kompanitë e Facebook.
Ne marrim informacione rreth jush nga kompanitë që janë në pronësinë ose në drejtimin e Facebook, në përputhje me kushtet dhe politikat e tyre. Mësoni më shumë rreth këtyre kompanive dhe politikave të tyre të privatësisë. Si i përdorim këto informacione?
Ne jemi të pasionuar pas krijimit të eksperiencave tërheqëse dhe të personalizuara për njerëzit. Ne i përdorim të gjitha informacionet që kemi për të na ndihmuar të ofrojmë dhe të mbështesim Shërbimet tona. Ja se si:Ofrimi, përmirësimi dhe zhvillimi i Shërbimeve.
Ne mund të ofrojmë Shërbimet tona, të personalizojmë përmbajtjet dhe të bëjmë sugjerime për ju duke përdorur këto informacione për të kuptuar se si i përdorni dhe bashkëveproni me Shërbimet tona dhe me personat ose gjërat me të cilat jeni të lidhur ose që ju interesojnë, në Shërbimet tona dhe jashtë tyre. Ne i përdorim po ashtu informacionet që kemi për t'ju ofruar shkurtore dhe sugjerime. Për shembull, ne mund t'ju sugjerojmë se miku juaj ju etiketoi në një fotografi duke krahasuar fotografitë e mikut tuaj me informacionet që kemi bashkuar nga fotografitë e profilit tuaj dhe fotografitë e tjera ku jeni etiketuar. Nëse ky tipar është aktivizuar për ju, mund të kontrolloni nëse ju sugjerojmë që një përdorues tjetër mund t'ju etiketojë në një fotografi duke përdorur parametrat “Periudha kohore dhe etiketimi”.
Kur kemi informacione të vendndodhjes, ne i përdorim për t'i përshtatur Shërbimet tona për ju dhe për të tjerët, si p.sh. për t'ju ndihmuar të raportoni vendndodhjen dhe për të gjetur ngjarje ose oferta lokale në zonën tuaj ose për t'u treguar shokëve tuaj se jeni në afërsi.
Ne kryejmë studime dhe kërkime, i testojmë tiparet në zhvillim dhe analizojmë informacionet që kemi për të vlerësuar dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet, për të zhvilluar produkte ose tipare të reja dhe për të kryer aktivitete për auditimin dhe për zgjidhjen e problemeve.
Komunikimi me ju.
Ne i përdorim informacionet tuaja për t'ju dërguar komunikime të marketingut, për të komunikuar me ju rreth Shërbimeve tona dhe për t'ju njoftuar për politikat dhe për kushtet tona. Ne i përdorim po ashtu informacionet tuaja për t'ju përgjigjur kur ju kontaktoni me ne. Shfaqja dhe matja e reklamave dhe e shërbimeve.
Ne i përdorim informacionet që kemi për të përmirësuar sistemet tona të reklamimit dhe të matjes, në mënyrë që të mund t'ju shfaqim reklama përkatëse në Shërbimet tona dhe jashtë tyre, si dhe për të matur efektivitetin dhe shtrirjen e reklamave dhe të shërbimeve. Mësoni më shumë rreth reklamimit në Shërbimet tona dhe se si mund të kontrolloni mënyrën si përdoren informacionet rreth jush për të personalizuar reklamat që shikoni. Promovimi i sigurisë dhe i sigurimit.
Ne i përdorim informacionet që kemi për të ndihmuar në verifikimin e llogarive dhe aktivitetit, dhe për të promovuar sigurinë dhe sigurimin në Shërbimet tona dhe jashtë tyre, si p.sh. duke hetuar aktivitetet e dyshimta ose shkeljet e kushteve dhe politikave tona. Ne punojmë shumë për të mbrojtur llogarinë tuaj duke përdorur ekipe inxhinierësh, sisteme të automatizuara dhe teknologji të përparuara, si enkriptimin dhe mësimin e makinave. Ne ofrojmë po ashtu mjete të sigurisë që janë të lehta në përdorim, të cilat sjellin një shtresë tjetër sigurie për llogarinë tuaj. Për më shumë informacione rreth promovimit të sigurisë në Facebook, vizitoni Qendrën e ndihmës për sigurinë në Facebook. Si ndahen këto informacione?
Ndarja e tyre në Shërbimet tona
Njerëzit i përdorin Shërbimet tona për t'u lidhur dhe për të ndarë informacione me të tjerët. Ne e bëjmë të mundur këtë duke i ndarë informacionet tuaja në mënyrat e mëposhtme: Njerëzit me të cilët komunikoni dhe ndani informacione.
Kur ju komunikoni dhe ndani informacione me Shërbimet tona, ju zgjidhni publikun që mund të shikojnë ato që ndani. Për shembull, kur postoni në Facebook, ju zgjidhni publikun për postimin, si p.sh. një grup i përshtatur individësh, të gjithë Shokët tuaj ose anëtarët e një Grupi. Në të njëjtën mënyrë, kur përdorni Messenger, ju zgjidhni personat të cilëve u dërgoni fotografi ose mesazhe. Informacionet publike janë të gjitha informacionet që ndani me një audiencë publike, si dhe informacionet në Profilin tuaj publik, ose përmbajtjet që ndani në një Faqe të Facebook ose në një forum tjetër publik. Informacionet publike janë të disponueshme për këdo në Shërbimet tona ose jashtë tyre dhe mund të shikohen ose të përdoren nëpërmjet motorëve të kërkimit në linjë, ndërfaqeve API dhe mediave jashtë linje, si p.sh. në televizor.
Në disa raste, njerëzit me të cilët komunikoni dhe ndani informacione mund ta shkarkojnë ose ta rindajnë këtë përmbajtje me të tjerë në Shërbimet tona ose jashtë tyre. Kur ju komentoni në postimin e një personi tjetër ose pëlqeni përmbajtjen e tyre në Facebook, ai person vendos për publikun që mund ta shikojë komentin ose pëlqimin tuaj. Nëse audienca e tyre është publike, komenti juaj do të jetë po ashtu publik.
Personat që shikojnë përmbajtjet që të tjerët i ndajnë rreth jush.
Personat e tjerë mund t'i përdorin Shërbimet tona për të ndarë përmbajtje rreth jush me publikun që zgjedhin ata. Për shembull, njerëzit mund të ndajnë një fotografi të tuajën, t'ju përmendin ose t'ju etiketojnë në një vendndodhje në një postim ose të ndajnë informacione rreth jush, të cilat ju i keni ndarë me ta. Nëse keni shqetësime në lidhje me postimin e dikujt, raportimi social është një mënyrë me të cilën njerëzit kërkojnë ndihmë me shpejtësi dhe me lehtësi nga dikush që e besojnë. Mëso më shumë. Aplikacionet, sajtet e uebit dhe integrimet e palëve të treta në Shërbimet tona ose që i përdorin ato.
Kur përdorni aplikacione, sajte uebi ose shërbime të tjera të palëve të treta që përdorin ose janë të integruara me Shërbimet tona, ato mund të marrin informacione rreth gjërave që postoni ose që ndani. Për shembull, kur luani një lojë me shokët tuaj të Facebook ose përdorni butonin Komento ose Ndaj të Facebook në një sajt uebi, zhvilluesi i lojës ose sajti i uebit mund të marrë informacione rreth aktiviteteve tuaja në lojë ose të marrë një koment ose një lidhje që e ndani në Facebook nga sajti i tyre i uebit. Përveç kësaj, kur shkarkoni ose përdorni shërbime të tilla të palëve të treta, ata mund të kenë akses në Profilin tuaj publik, i cili përfshin emrin e përdoruesit ose ID-në tuaj të përdoruesit, grupmoshën dhe shtetin/gjuhën tuaj, listën tuaj të shokëve, si dhe çdo informacion që ndani me ta. Informacionet e mbledhura nga këto aplikacione, sajte uebi ose shërbime të integruara janë objekt i kushteve dhe politikave të tyre. Mësoni më shumë se si mund t'i kontrolloni informacionet rreth jush që ju ose të tjerët ndajnë me këto aplikacione dhe sajte uebi.
Ndarja me kompanitë e Facebook.
Ne i ndajmë informacionet që kemi rreth jush me familjen e kompanive që janë pjesë e Facebook. Mësoni më shumë rreth kompanive tona. Pronari i ri.
Në rast se pronësia ose kontrolli i të gjitha ose një pjese të Shërbimeve tona ose të pasurive të tyre ndryshon, ne mund t'i transferojmë informacionet tuaja te pronari i ri. Ndarja me partnerët dhe klientët palë të treta
Ne punojmë me kompani të palëve të treta që na ndihmojnë për të ofruar dhe përmirësuar Shërbimet tona dhe të cilët përdorin produktet tona të reklamimit ose përkatëse, gjë që bën të mundur funksionimin e kompanive tona dhe ofrimin e shërbimeve falas për njerëzit në të gjithë botën. Këto janë tipat e palëve të treta me të cilët mund të ndajmë informacione rreth jush:
Shërbimet reklamuese, matëse dhe analitike (vetëm informacione që nuk janë personalisht të identifikueshme).
Ne dëshirojmë që reklamat tona të jenë po aq të lidhura dhe interesante sa edhe informacionet e tjera që gjeni në Shërbimet tona. Duke pasur parasysh këtë, ne i përdorim të gjitha informacionet që kemi rreth jush për t'ju paraqitur reklama që kanë lidhje. Ne nuk ndajmë informacione që ju identifikojnë personalisht (informacionet personalisht të identifikueshme janë informacionet si emri ose adresa e emailit që mund të përdoren më vete për t'ju kontaktuar ose identifikuar se kush jeni) me partnerët e reklamimit, matjes ose analitikës, përveçse kur ju na jepni leje. Ne mund t'u japim këtyre partnerëve informacione rreth shtrirjes dhe efektivitetit të reklamimit të tyre, pa u dhënë informacione që ju identifikojnë personalisht juve, ose nëse i kemi mbledhur informacionet në mënyrë që të mos ju identifikojnë personalisht ju. Për shembull, ne mund t'i themi një reklamuesi se çfarë rendimenti ka pasur reklama e tij ose sa persona i kanë parë reklamat e tyre ose kanë instaluar një aplikacion pasi kanë parë një reklamë, ose t'i japim informacione demografike jo personalisht të identifikueshme (p.sh. femër, 25 vjeç, në Madrid, që pëlqen inxhinierinë e softuerëve) këtyre partnerëve për t'i ndihmuar të kuptojnë publikun ose klientët e tyre, por vetëm pasi reklamuesi të ketë pranuar të respektojë udhëzimet tona për reklamuesin. Rishikoni preferencat tuaja të reklamimit për të kuptuar se pse po shikoni një reklamë të caktuar në Facebook. Ju mund t'i përshtatni preferencat tuaja të reklamave nëse dëshironi të kontrolloni dhe të menaxhoni eksperiencën tuaj me reklamat në Facebook.
Shitësit, ofruesit e shërbimeve dhe partnerët e tjerë.
Ne u transferojmë informacione shitësve, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të tjera që mbështesin biznesin tonë në nivel global, si p.sh. për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës teknike, analizimin e mënyrës së përdorimit të Shërbimeve tona, matjen e efektivitetit të reklamave dhe shërbimeve, ofrimin e shërbimit për klientët, lehtësimin e pagesave ose kryerjen e anketave dhe studimeve akademike. Këta partnerë duhet të respektojnë detyrimet e rrepta të konfidencialitetit në një mënyrë që është në përputhje me këtë Politikë të të dhënave dhe marrëveshjet që lidhim me ta. Si mund t'i menaxhoj ose t'i fshij informacionet rreth meje?
Ju mund t'i menaxhoni përmbajtjet dhe informacionet që ndani kur përdorni Facebook nëpërmjet mjetit Regjistri i aktivitetit. Mund t'i shkarkoni po ashtu informacionet e lidhura me llogarinë tuaj të Facebook nëpërmjet mjetit tonë Shkarko informacionet e tua.I ruajmë të dhënat për sa kohë që është e nevojshme për t'ju siguruar produktet dhe shërbimet për ju dhe të tjerët, përfshirë ato të përshkruara më sipër. Informacionet e lidhura me llogarinë tuaj do të mbahen deri sa llogaria juaj të fshihet, nëse nuk na duhen më të dhënat për të ofruar produktet dhe shërbimet.
Mund ta fshini llogarinë tuaj në çdo kohë. Kur fshini llogarinë tuaj, ne fshijmë gjërat që keni postuar, si fotografitë dhe përditësimet tuaja të statusit. Nëse nuk dëshironi ta fshini llogarinë tuaj, por dëshironi të ndaloni përkohësisht përdorimin e Facebook, mund ta çaktivizoni llogarinë tuaj në vend të kësaj. Për të mësuar më shumë mbi çaktivizimin ose fshirjen e llogarisë suaj, klikoni këtu. Kini parasysh se informacionet që të tjerët kanë ndarë rreth jush nuk janë pjesë e llogarisë suaj dhe nuk do të fshihen kur fshini llogarinë tuaj.
Si i përgjigjemi kërkesave ligjore ose si i parandalojmë dëmet?
Mund të përdorim, ruajmë dhe ndajmë informacionin tuaj si përgjigje ndaj një kërkese ligjore (si një kërkesë kontrolli, urdhër ose thirrje e gjykatës), nëse kemi mirëbesimin se ligji na kërkon ta bëjmë këtë. Kjo mund të përfshijë përgjigjet e kërkesave ligjore nga juridiksione jashtë Shteteve të Bashkuara ku kemi një mirëbesim se përgjigja kërkohet sipas ligjit në atë juridiksion, ndikon mbi përdoruesit në atë juridiksion dhe është në përputhje me standardet e pranuara në nivel ndërkombëtar. Ne mund të përdorim, të ruajmë dhe të ndajmë informacione kur besojmë se kjo është e nevojshme: për të zbuluar, parandaluar ose trajtuar një mashtrim ose një aktivitet tjetër të jashtëligjshëm; për t'u mbrojtur vetë, për t'ju mbrojtur ju dhe të tjerët, përfshirë edhe si pjesë e hetimeve; ose për të parandaluar vdekjen ose lëndime trupore të pashmangshme. Për shembull, ne mund t'u ofrojmë informacione partnerëve palë të treta rreth besueshmërisë së llogarisë suaj për të parandaluar mashtrimet dhe abuzimet në Shërbimet tona dhe jashtë tyre. Informacioni që marrim për ju, përfshirë të dhënat e veprimit financiar që ka lidhje me blerjet e bëra me Kreditë e Facebook, mund të përdoret dhe ruhet për një periudhë të gjatë kohë kur është tema e një kërkese ose detyrimi ligjor, hetimi qeveritar ose hetimeve që kanë lidhje me shkelje të mundshme të kushteve ose politikave tona ose përndryshe për të parandaluar dëmtim. Gjithashtu mund të ruajmë informacion nga llogaritë e çaktivizuara për shkelje të kushteve tona për të paktën një vit për të parandaluar abuzimin e përsëritur ose shkelje të tjera të kushteve tona.Si funksionojnë shërbimet tona globale
Facebook mund të ndajë informacione brenda familjes sonë të kompanive ose me palë të tretë për qëllimet e përshkruara në këtë politikë. Informacionet e mbledhura brenda Zonës Ekonomike Evropiane ("ZEE") mund të transferohen, për shembull, në shtete jashtë ZEE-së për qëllimet siç përshkruhen në këtë politikë. Ne përdorim klauzolat standarde kontraktuale të miratuara nga Komisioni Evropian, adoptojmë mjete të tjera sipas ligjit të Bashkimit Evropian dhe marrim pëlqimin tuaj për të legjitimizuar transferimet e të dhënave nga ZEE-ja në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera.Mund të kontaktoni me ne duke përdorur informacionet e dhëna më poshtë për pyetjet ose shqetësimet tuaja. Ne mund t’i zgjidhim po ashtu mosmarrëveshjet që keni me ne në lidhje me politikat dhe praktikat tona të privatësisë nëpërmjet TRUSTe. Mund të kontaktoni me TRUSTe nëpërmjet sajtit të tyre të uebit.
Si do t'ju njoftojmë për ndryshimet në këtë politikë?
Ne do t'ju njoftojmë para se të bëjmë ndryshime të kësaj politike dhe do t'ju japim mundësinë të rishikoni dhe të komentoni politikën e rishikuar para se të vazhdoni përdorimin e Shërbimeve tona.Si të kontaktoni me Facebook për pyetjet
Për të mësuar më shumë se si funksionon privatësia në Facebook, shikoni Bazat e privatësisë. Nëse keni pyetje rreth kësaj politike, ja se si mund të kontaktoni me ne:Nëse jetoni në SHBA ose në Kanada …
Kontaktoni me Facebook, Inc. në linjë ose me postë në:
Facebook, Inc.
1601 Willow Road
Menlo Park, CA 94025
1601 Willow Road
Menlo Park, CA 94025
Nëse jetoni diku tjetër…
Kontrolluesi i të dhënave përgjegjës për informacionet tuaja është Facebook Ireland Ltd., me të cilin mund të kontaktoni në linjë ose me postë në:
Facebook Ireland Ltd.
4 Grand Canal Square
Grand Canal Harbour
Dublin 2 Ireland
4 Grand Canal Square
Grand Canal Harbour
Dublin 2 Ireland
Data e rishikimit të fundit: 29 shtator 2016