Bëni ato çka bëni në internet.
Shfletues Firefox s’ju vëzhgon.
Si del Firefox në krahasim me shfletues të tjerë
Përfitoni krejt shpejtësinë dhe mjetet pa asnjë prej shkeljeve të privatësisë. Shfletues Firefox grumbullon kaq pak të dhëna rreth jush, sa as që ju kërkojmë adresë email për ta shkarkuar. Kjo vjen ngaqë, ndryshe nga shfletues të tjerë, s’kemi interesa financiare për ndjekjen tuaj nëpër internet.
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
---|---|---|---|---|
Bllokon, si parazgjedhje, cookie-t nga palë gjurmuese të treta | ![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Bllokim vetëluajtjesh | ![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Bllokon gjurmues shoqërorësh | ![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Pasje në OS | ![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Mjet fotografimi ekrani brenda shfletuesit | ![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Fjalëkalim parësor | ![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Ne bllokojmë gjurmues reklamash. Ju eksploroni internetin më shpejt.
Reklamat të tërheqin vëmendjen dhe bëjnë që faqet web të ngarkohen më ngadalë, teksa gjurmuesit që përmbajnë ndjekin çdo lëvizje që bëni në internet. Shfletues Firefox-i bllokon automatikisht shumicën e gjurmuesve, ndaj s’keni pse të zhyteni në rregullimet tuaja të sigurisë.

Firefox-i është për këdo
Gati në mbi 90 gjuhë, dhe i përputhshëm me makina Windows, Mac dhe Linux, Firefox funksionon pavarësisht se ç’përdorni apo se ku ndodheni. Për funksionimin më të mirë, sigurohuni që sistemi juaj është i përditësuar.

Vëreni Firefox-in në krejt pajisjet tuaja
Kijeni privatësinë tuaj gjithmonë me vete. Shfletuesa Firefox për iOS dhe Android kanë të njëjtat rregullime privatësie të fuqishme për bllokim të ndjekjes tuaj nëpër internet nga gjurmuesit, pavarësisht se ku gjendeni.

Bëni gjithçka me Firefox-in

Kërkoni me më mençuri, më shpejt
- Kërkoni që prej shtyllës së adresave
- Mundësi motori kërkimesh
- Sugjerime të mençura kërkimi
- Faqerojtës, historik dhe skedë e hapur në përfundimet

Fuqizoni prodhimtarinë tuaj
- Funksionon me produkte Google
- Mjet i brendshëm fotografimi ekrani
- Përgjegjës faqerojtësish
- URL vetësugjerimesh
- Njëkohësim mes pajisjesh
- Mënyra Lexues
- Kontroll drejtshkrimi
- Skeda të Fiksuara

Transmetoni, ndani me të tjerë dhe luani
- Bllokoni Vetëluajtje videosh & audio
- Picture-in-Picture
- Lëndë e posaçme në skedë të re
- Ndani lidhje me të tjerët

Mbroni privatësinë tuaj
- Bllokim Cookie-sh Palësh të Treta
- Bllokim Krijuesish Shenjash Gishtash
- Bllokim Nxjerrësish Kriptomonedhash
- Mënyra Shfletim Privat
- Raport individual mbrojtjesh

Siguroni të dhënat tuaja personale
- Sinjalizime cenimesh sajti
- Përgjegjës i brendshëm fjalëkalimesh
- Spastroni historikun
- Vetëplotësim formularësh
- Përditësime të vetvetishme

Përshtateni shfletuesin tuaj
- Tema
- Mënyra e errët
- Librari zgjerimesh
- Përshtatni rregullime shtylle kërkimesh
- Ndryshoni skemë skede të re
Bëjeni Firefox-in tuaj

-
Zgjerime për çdo interes
Nga siguria te lajmet, e më tej te lojërat, ka një zgjerim për këdo. Shtoni aq sa doni, derisa shfletuesi juaj të jetë si e doni.
-
Ndryshoni pamjen tuaj
Kaloni nga mënyra e çelët në atë të errët, sipas qejfit ose parapëlqimeve tuaja, ose gjallërojini gjërat me një temë vetjake (njëbrirësh ylberi, ndoshta).
-
Përimtoni rregullimet tuaja
S’ka pse zini myk. Ndryshoni faqen për skedë të rem shtyllën e kërkimeve, faqerojtësit e plot gjëra të tjera, që ta eksploroni internetin sipas mënyrës që doni.
Duke patur pas entin jofitimprurës që vë njerëzit mbi gjithçka

Duke sfiduar status quo-në që prej 1998-s
Firefox u krijua nga Mozilla si një alternativë më e shpejtë, më private ndaj shfletuesish të tillë si Internet Explorer, dhe tani Chrome. Sot, shoqëria jonë edhe bashkësia e vullnetarëve të shtyrë përpara nga një mision vazhdojnë ta vënë privatësinë tuaj mbi gjithçka.

E para është privatësia juaj
Teksa interneti rritet dhe ndryshon, Firefox vazhdon të përqendrohet te e drejta juaj për privatësi — e quajmë Premtimi rreth të Dhënave Personale: Merr më pak. Mbaji të parrezikuara. Pa të fshehta. Të dhënat tuaja, veprimtaria juaj në internet, jeta juaj internetore janë të mbrojtura me Firefox.
Mbani krejt veçoritë tuaja të dashura të shfletuesit — dhe zbuloni të reja.

Funksionon me produkte Google
Krejt mjetet tuaja Google të parapëlqyera (bie fjala, Gmail dhe Docs) funksionojnë pa një cen në Shfletues Firefox.

Facebook Container
Shkarkoni këtë zgjerim shfletuesi që të ndalni ndjekjen tuaj nëpër internet nga Facebook (dhe Instagram).

Njëkohësoni pajisjet tuaja
Firefox është i gatshëm për krejt pajisjet tuaja; merrni me vete skedat tuaja, historikun dhe faqerojtësit tuaj. Krejt çka ju duhet është një llogari Firefox.

Foto ekrani
Përlani një figurë me qartësi të madhe të çfarëdo gjëje në internet, me mjetin tonë për foto ekrani të krijuar drejt e brenda shfletuesit

Mbrojtje e Thelluar Nga Gjurmimi (ETP)
Firefox bllokon automatikisht mjaft gjurmues palësh të treta të grumbullojnë dhe shesin të dhëna rreth veprimtarisë tuaj internetore.

Picture-in-Picture
Nga ndjekja e një përkujdesoreje web dhe deri te ndjekja e ekipit tuaj të zemrës, videot ju ndjekin teksa merreni me shumë gjëra njëherësh.